Pasardhësi i Koenigsegg Agera RS do të debutojë në Gjenevë - Bota Sot
Pasardhësi i Koenigsegg Agera RS do të debutojë në Gjenevë

Auto

Pasardhësi i Koenigsegg Agera RS do të debutojë në Gjenevë

Më: 6 janar 2019 Në ora: 17:54
Koenigsegg Agera RS

Vetura e re hiper-sportive e prodhuesit suedez do të debutojë në panairin e sivjetmë në Gjenevë.

Koenigsegg verën e kaluar në Melburn ka paralajmëruar për pasardhësin e modelit Agera RS. Atë kohë, gazetarëve dhe pjesëmarrësve kompania ia ka paraqitur një skicë në të cilën shihet vetëm pjesa e pasme e modelit të ri premiera e të cilit do të mbahet në muajin mars të këtij viti në panairin e veturave në Gjenevë.

Siç shkruan “Dagens Industri” i Suedisë, pasardhësi i Agera RS-it pritet të vijë në një seri të kufizuar prej vetëm 125 njësi, gjë që i bie të jetë më shumë se sa seria e Agera RS-it e cila përbëhet prej vetëm 25 njësive.

Modeli i ri, aktualisht me emrin kodues “Ragnarok”, do të jetë më i lehtë, më i fuqishëm dhe më i shpejtë për dallim nga paraardhësi, dhe për këto arsye do të jetë edhe më i shtrenjtë.

Kujtojmë se Agera RS zyrtarisht është vetura më e shpejtë në botë e cila mund të udhëtojë ligjërisht edhe në rrugët publike. Ajo e mori këtë titull ka fundi i 2017-ës pas shpejtësinë mesatare e arriti me 447.2 kilometra në orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...