As Tesla, Nissan e as VW – Renault ka shitur më së shumti vetura elektrike në Evropë këtë vit

Auto

As Tesla, Nissan e as VW – Renault ka shitur më së shumti vetura elektrike në Evropë këtë vit

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 10:19
Foto Ilustrim

Prodhuesi francez i veturave Renault, është pronar i modelit më të kërkuar i veturës elektrike të vitit 2020.

Renault ka zënë vendin e parë në tregun evropian sa i përket veturave elektrike, ku në përgjithësi ka shitur 95.985 deri në fund të nëntorit

Përveç kësaj, Renault Zoe vazhdon të jetë vetura elektrike më e shitur në Evropë. Këtë vit janë porositur mbi 84 mijë njësi, gati dyfish më shumë krahasuar me vitin e kaluar.

Image

Zoe është vetura më e shitur elektrike në tregjet siç është Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Portugalia.

Që nga prezantimi në Evropë, janë shituar mbi 268 mijë njësi. E Renault ka edhe një adut shtesë kur bëhet fjalë për veturat elektrike.

Kangoo Z.E. është vetura tjetër më e shitur elektrike që u prezantua në vitin 2010. E këtë vit – përkatësisht deri në fund të nëntorit janë regjistruar 8.498 njësi të shitura të saj.

Image

Që nga prezantimi në Evropë, modeli Kangoo Z.E. është porositur nga më shumë se 57.595 klientë. E së fundmi Renault u ka ofruar blerëve edhe një veturë tjetër elektrike – Twingo Electric.

Si i gjeti armët “Shteti Islamik”? Një studim i sapobotuar jep përgjigje për këtë pyetje!

Si ndikon të ftohtit në trup: A keni dëgjuar për vagjinën dimërore?

Ky model debutoi në fund të shkurtit 2020 dhe deri më tani janë shituat 1.760 vetura. 

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat