Mercedes, makina që “çmend” gratë

Auto

Mercedes, makina që “çmend” gratë

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 15:21
Foto Ilustrim

Titulli për “veturën e vitit për gra” për vitin 2014 (Women’s World Car of the Year), kësaj radhe i ka takuar Mercedesit me modelin S-Class. Përpos që ka arritur të zë vendin e parë në kategorinë e limuzinave luksoze, top modeli i Mercedes është shpallur fitues edhe në kategorinë e veturës më të shitur, derisa juria për këtë çmim ishte përbërë ekskluzivisht nga gratë.

Përveç veturës luksoze të vitit, në këtë ngjarje janë përzgjedhur edhe modelet më të mira në gjashtë kategori tjera. Për veturën më të mirë familjare është shpallur Audi A3 Sedan, derisa titulli i veturës më të mirë sportive sipas opinionit të grave i ka takuar edhe një modeli tjetër të Audi, bëhet fjalë për modelin e shumëpërfolur S3. Juria e përbërë prej grave mendon se Honda Jazz/Fit është vetura më ekonomike e vitit, derisa vetura e “gjelbër” e vitit i takoi Tesla Model S.

Në kategorinë e veturave SUV, i preferuari i grave është Range Rover Sport, kurse fitues në kategorinë e “veturës së vitit” është Jaguar F-Type Coupe. Në fund fituesit e të gjitha kategorive janë futur në një rreth të ngushtë për çmimin kryesor, ku natyrisht se fitimtar doli Mercedes S-Class. Në votimin për veturën e vitit kanë marrë pjesë gazetare nga 15 vende të ndryshme të botës.

Sipas jurisë vetura është vlerësuar më së shumti për shkak të sigurisë, cilësisë së lartë të materialeve të futura në veturë, estetikës, hapësirës së mjaftueshme për bagazh, si dhe për disa detaje tjera. Ato mendojnë se me këtë veturë mund të shëtisin nëpër qytet fëmijët e tyre, duke joshur të tjerët me ngjyrën dizajnin dhe luksin që ofron kjo veturë.

        

 



 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat