Kë e sheh Volkswagen si një rival në të ardhmen?

Auto

Kë e sheh Volkswagen si një rival në të ardhmen?

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 21:33
CEO i Grupit VW Herbert Dis

CEO i Grupit VW Herbert Dis beson se gjigantët e teknologjisë do të paraqesin një sfidë më të madhe në të ardhmen sesa rivalët tradicionalë.

Sipas Bloomberg , njeriu i parë i Volkswagen komentoi njoftimet e përsëritura që Apple mund të hynte në industrinë e automobilave.

“Ne po presim me padurim konkurrentë të rinj që me siguri do të përshpejtojnë ndryshimet në industrinë tonë dhe do të sjellin aftësi të reja. Hyrja e tyre praktikisht e pakufizuar në burime na jep shumë respekt”, tha Dis me atë rast, transmeton Telegrafi.

“Unë kam thënë tashmë një herë se besoj se kompania që prodhon automjete do të jetë edhe një herë në vendin e kompanisë më të vlefshme në botë. Mund të jetë Tesla, Apple ose Volkswagen”, shtoi ai.

Pas një votimi besimi nga Bordi Mbikëqyrës përsëri këtë muaj, Dis tani ka një dorë të vendosur për t’u përqëndruar në zgjerimin e gamës së automjeteve elektrike të Grupit VW, me modele të reja të tilla si Volkswagen ID.4, Audi e-tron GT dhe Porsche Taycan Cross Turismo.

Sa i përket Apple, një raport i fundit pretendon se projekti i tij i automjetit elektrik Titan është azhurnuar përsëri, me lëshimin e mundshëm të modelit elektrik në 2024, raporton Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat