Rivale e Lamborghini dhe Ferrari, lind supermakina e parë shqiptare

Auto

Rivale e Lamborghini dhe Ferrari, lind supermakina e parë shqiptare

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 23:22
Illyrian Pure Sport do të jetë supermakina e parë me standarde ndërkombëtare që do të prodhohet në Shqipëri.

Shqipëria pritet të ketë shumë shpejt supermakinën e parë të saj. Qëndrim Thaqi, themelues i Arrera Automobili, është gati për të realizuar projektin e tij madhor: supermakinën Illyrian Pure Sport.

Dhe, pasi të përfundojë projekti, Illyrian Pure Sport do të jetë supermakina e parë me standarde ndërkombëtare që do të prodhohet në Shqipëri.

Nga fotot e postuara, makina ngjan me Porsche 9RE, por me disa pjesë të frymëzuara nga markat e famshme italiane.

Sidomos pjesa e përparme e saj duket si një Lamborghini Gallardo.

Pritet që kjo makinë të ketë një shpejtësi maksimale prej 375 km/h dhe do të arrijë nga 0 në 100 km/h për vetëm 2,7 sekonda.

Të dhëna të tilla do ta bënin një rivale të fortë të Lamborghini Aventador apo Ferrari 812 Superfast.

Në galeri shijoni fotot spektakolare.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat