Kina prezanton trenin e pasagjerëve më të shpejtë në botë që udhëton me 600km/orë

Auto

Kina prezanton trenin e pasagjerëve më të shpejtë në botë që udhëton me 600km/orë

Më: 13 janar 2021 Në ora: 17:42
Foto

Kina ka prezantuar sot prototipin e një treni super-të-shpejtë pasagjerësh që udhëton me shpejtësi 600 km/orë.

I njohur ndryshe si “treni super-i-shpejtë maglev’, model i ri doli sot nga linja e prodhimit në ceremoninë e organizuar në qytetin jugperëndimor të Chengdu.

Mjeti mburret me një shpejtësi prej të paktën dy herë më e madhe se ajo e flotës së trenave ‘Eurostar’ dhe sipas llogarive do të përshkonte distancën mes Londrës e Parisit në vetëm 45 minuta.

Dizenjuesit e tij nga Universiteti Jiaotong tha se treni është i pari i llojit të tij në botë. Studentët bashkëpunuan me Kompaninë Hekurudhore të Kinës dhe korporatën CRRC për krijimin e trenit ne nje projekt prej 60 milionë huan ($8milionë).

Prototipi është 21-metër i gjatë i tërhequr nga një lokomotivë që mund të arrijë shpëjtësinë prej 620 kilometra në orë.

Mjeti përdor teknologjinë ‘maglev’ të super-përçimit (HTS) në temperatura të larta, e përdorur dhe në trenat maglev në Gjermani dhe Japoni.

Por grupi prodhues thotë se versioni kinez është më i lehtë me strukturë më të thjeshtë, prandaj më i lirë për t’u prodhuar dhe vënë në funksion.

Inxhinierët e konsiderojnë teknologjinë HTS më të përshtatshme për teknikën futuristike të transportit me vakuum, sipas të cilës trenat maglev ultra-të-shpejtë udhëtojnë mbi vakumin e ajrit pa forcë fërkimi, duke arritur shpejtësi  prej 1,000 kilometra në orë.

“Teknologjia  HTS e bën trenin të qëndrojë në ajër pa rrymë elektrike, dhe të mund të lëvizet vetem me një dorë”, tha Deng Zigang, profesor i universitetit.

Universiteti nisi sot hekurudhën eksperimentale për testimin e teknologjisë. Kina ka rrjetin hekurudhor më të gjatë në botë prej rreth 35 000 km.

Aktualisht trenat e shpejtë të vendit arrijnë shpejtësinë 350 kilometra në orë dhe rezidentët mund të udhëtojnë mes dy qendrave politike e financiare të vendit Pekin e Shangai për  4.5 orë.

Kina ka gjithashtu trenin e parë komercial maglev në botë.

Linja prej kilometrash u hap në 2002 në Shanghai dhe lidh aeroportin Shanghai Pudong me qendrën e qytetit. Ndërtimi kushtoi 1.3 miliardë dollarë.

Japonia ka ndërtuar deri tani trenin më të shpejtë në botë, por nuk e ka në përdorim komercial. Hekurudhat japoneze kishin vendosur rekordin e shpejtësisë me trenin maglev në 2016 kur arriti shpejtësinë 603 kilometra në orë.

Image
Image
Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat