Harrojini ngricat – ky truk i zgjuar shkrin akullin nga xhami i veturës “sa hap e mbyll sytë”

Auto

Harrojini ngricat – ky truk i zgjuar shkrin akullin nga xhami i veturës “sa hap e mbyll sytë”

Më: 18 janar 2021 Në ora: 12:06
Foto ilustrim

Harrojini ngricat e mëngjesit dhe gjysmë ore gjumë më pak sepse jashtë është temperatura nën zero, dhe dritaret në vetura janë të ngrira nën akull. Ky veprim jo vetëm që do t’ju sigurojë duart e ngrohta dhe gjumin më të gjatë, por gjithashtu do të keni dritare të pastra gjatë kohës që jeni duke vozitur. 

Megjithëse tashmë kemi shkruar për këtë “hile” për shkrirjen e xhamave të makinave, vendosëm t’i kushtojmë vëmendje përsëri, sepse shoferët kanë pasur shumë probleme me akullin në makinat e tyre ditët e fundit

Metoda e shkrirjes që gjetëm në internet supozohet se funksionon për një arsye të thjeshtë, dhe kjo është për shkak se të gjitha substancat e tretshme në ujë kanë një pikë ngrirjeje shumë më të ulët se uji, dhe lëngu i tillë nuk do të ngrijë kur spërkatet në xham, si për shembull, siç do të ndodhte me ujë të thjeshtë!

Kështu që, mos përdorni fare ujë të nxehtë për të shkrirë xhamin, pasi ka shumë të ngjarë që xhami të plasaritet për shkak të një ndryshimi shumë të madh në temperaturë.

Pra, gjithçka që ju duhet të bëni është të përzieni këto përbërës:

– 2/3 e alkoolit mjekësor (70%)
– 1/3 e ujit
– 1 lugë gjelle detergjent enësh

Dhe aplikoni lëngun e përzier në një sipërfaqe të akullt që do të shkrihet pothuajse menjëherë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat