Audi planifikon të prodhojë vetura elektrike me prodhuesin e vjetër të Kinës FAW

Auto

Audi planifikon të prodhojë vetura elektrike me prodhuesin e vjetër të Kinës FAW

Më: 20 janar 2021 Në ora: 10:20
Audi

Marka e makinave “Audi” po bashkohet me prodhuesin më të vjetër të Kinës FAW për të prodhuar automjete elektrike luksoze.

FAW është prodhuesi i tretë më i madh i makinave në Kinë dhe numëron limuzina Hongqi - ose Red Flag.

Ajo ka bërë përpjekje të fitojë terren në tregun më të madh të makinave elektrike në botë kundër konkurrentëve vendas si Geely dhe SAI, shkruan BBC.

Fabrika e re e ndërmarrjes së përbashkët do të ndërtojë modele plotësisht elektrike të Audisë.

Objekti prej 4.6 miliardë dollarësh është vendosur të hapet në vitin 2024 në Chungchun.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat