Volkswagen gjobitet me 100 milionë euro për emetim të tepruar të dioksidit të karbonit

Auto

Volkswagen gjobitet me 100 milionë euro për emetim të tepruar të dioksidit të karbonit

Më: 21 janar 2021 Në ora: 16:16
Volkswagen

Volkswagen është gjobitur me më shumë se 100 milionë euro për kalim të caqeve të emetimit të dioksidit të karbonit nga veturat e saj të vitit 2020, ka bërë të ditur prodhuesi më i madh i makinave në botë.

Kompania uli emetimet mesatare të dioksidit të karbonit në Bashkimin Evropian me rreth 20 për qind por prapë emetimi ishte për rreth 0.5 g / km mbi objektivin e BE-së, kanë bërë të ditur zyrtarë të Volkswagen, shkruan Reuters.

Politikëbërësit evropianë po i detyrojnë prodhuesit e makinave të nxisin zhvillimin e teknologjisë me shkarkime të ulëta ose përndryshe do të përballen me një gjobë prej 95 euro për gram të tepërt të dioksidit të karbonit që ato lëshojnë.

“Për vitin 2020 e kemi kaluar pak limitin e shkarkimit të dioksidit të karbonit për shkak të pengesave të shkaktuara nga pandemia me Covid-19”, ka deklaruar themeluesi Herbert Diess duke shtuar se këtë vit do të jenë brenda normave pasi kompania do të sjellë modele të reja të veturave elektrike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat