Tesla kërkon të investojë në Indonezi

Auto

Tesla kërkon të investojë në Indonezi

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 14:23
Tesla

Indonezia ka marrë propozim nga kompania për prodhimin e veturave elektrike, Tesla, për të investuar në prodhimin e këtyre veturave. Këtë e ka bërë me dije nënkryetari i drejtorisë për Investiem dhe Koordinim të Minierave, Septian Hario Seto.

Indonezia është prodhuesi më i madh në botë i nikelit, një material kyç për bateritë EV dhe ka Tesla ka propozuar që të investojë për të ndihmuar zhvillimin e planeve të saj ambicioze të industrisë EV dhe baterive.

“Unë pranova propozimin e tyre. Javën e ardhshme do t’i takojmë për të marrë një shpejgim zyrtar”, ka thënë Septian, njofton Reuters.

Septian nuk ka dhënë detaje të hollësishme mirëpo ka thënë se fokusi i diskutimeve të tyre ishin bateritë dhe zgjidhjet për ruajtjen e energjisë.

“Nëse ata duan ta blejnë vetëm lëndën e parë, ne nuk jemi të interesuar. Ky propozimi është përtej marrjes së lëndës së parë”, ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat