Toyota ndalon prodhimin në 9 fabrika shkaku i tërmetit në Japoni

Auto

Toyota ndalon prodhimin në 9 fabrika shkaku i tërmetit në Japoni

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 17:44
Toyota

Gjiganti japonez Toyota ka vendosur të ndalojë prodhimin në nëntë fabrika në Japoni për shkak të tërmetit.

Tërmeti që dridhi pjesën verilindore të Japonisë bëri që të ketë vështirësi në rrjetin e shpërndarjes së veturave, për çka edhe u mor vendimi për ndalim të prodhimit përkohësisht, shkruan të mërkurën autoblog.

Ndalimi i punës ka nisur sot, e kur do të vazhdojë nuk dihet ende.

Prodhimi është ndaluar në 14 nga 28 linjat në Japoni, në të cilat prodhohen Toyota RAV4, C-HR dhe Harrier. Ky vendim ndo të ndikojë edhe në prodhimin e Lexus LS, IS, RC, LC, LX, NX, UX dhe RX.

Tërmeti me fuqi 7.3 shkallë të Richterit, ndodhi 10 vjet pas atij shkatërrues, që shkaktoi cunami dhe dëm në termocentralin nuklear në Fukushima.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat