Fillon prodhimi i Volkswagen ID.5

Auto

Fillon prodhimi i Volkswagen ID.5

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 14:25
Volkswagen ID.5

Volkswagen Sachsen GmbH njofton zyrtarisht se modeli i tretë ID, ID.5, ka filluar procesin e prodhimit në fabrikën Zwickau në Gjermani.

Ky model, i cili ende nuk është zbuluar, do t’i bashkëngjitet gamës së modeleve ID në gjysmën e dytë të këtij viti.

Ende nuk dihet se cili do të jetë çmimi i ID.5 apo specifikat e tij, por thuhet se do të jetë njëri nga modelet më interesante në gamën e veturave elektrike të Volkswagenit.

Gjithashtu, thuhet se në fabrikën Zwickau do të prodhohen 6 modele me platformën e re MEB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat