Fiat-Chrysleri dhe PSA-ja shënuan fitime në “vitin pandemik”

Auto

Fiat-Chrysleri dhe PSA-ja shënuan fitime në “vitin pandemik”

Më: 4 mars 2021 Në ora: 16:04
Fiat-Chrysleri

Prodhuesi amerikano-italian i veturave Fiat-Chrysler dhe grupi francez PSA, së fundi të bashkuar në grupin Stellantis, kanë arritur të shënojnë përfitime vitin e shkuar, megjithëse shitja e automobilave ra për shkak të pandemisë COVID-19.

Fiat-Chrysleri vitin e shkuar pati qarkullim në vlerë 86.7 miliardë euro, 2.7 miliardë më pak se që kishte parashikuar, por arriti të fitojë 24 milionë euro të pastra. Edhe PSA-ja shënoi rënie në shitje krahasuar me vitin e shkuar dhe parashikimet, por regjistroi edhe fitime në vitin e vështirë për gjithë botën.

Gjatë vitit 2020 fitoi dy miliardë euro.

Të dy prodhuesit u bashkuan në janar të vitit të shkuar dhe modelet e veturave si Peugeot, Citroen, Fiat, Chrysler, Jeep, Alfa Romeo dhe Maserati tashmë janë nën ombrellën e grupit Stellantis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat