Toyota do të pezullojë prodhimin e veturave të vogla në fabrikën çeke

Auto

Toyota do të pezullojë prodhimin e veturave të vogla në fabrikën çeke

Më: 20 mars 2021 Në ora: 20:46
Toyota

Toyota do të pezullojë prodhimin në fabrikën e saj të veturave të vogla në Republikën Çeke për dy javë për shkak të mungesës së çipave.

Fabrika në Kolin do të ndalojë prodhimin për 14 ditë duke filluar nga 22 marsi, ka thënë një zëdhënës i Toyota për AutomotiveNewsEurope.

Mungesa e çipave është për shkak të kushteve të këqija të motit në Amerikën e Veriut, aty ku prodhohen, sipas kompanisë.

Fabrika në Çeki ndërton Toyota Aygo, Peugeot 108 dhe Citroen C1.

Toyota mori pronësinë e plotë të fabrikës më 1 janar. Më parë ajo ishte një ndërmarrje e përbashkët me PSA Group.

Toyota ka thënë se asnjë nga impiantet e saj të tjera në Evropë nuk janë ndikuar nga mungesa e çipave. Prodhuesi i veturave ka fabrika në Francë, Angli dhe Turqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat