Mungesa e çipave po ngadalëson rikuperimin financiar në sektorin e veturave

Auto

Mungesa e çipave po ngadalëson rikuperimin financiar në sektorin e veturave

Më: 15 prill 2021 Në ora: 18:03
Herbert Diess

Mungesa e vazhdueshme e gjysmëpërçuesve thelbësorë është faktori i vetëm që po ngadalëson rimëkëmbjen globale të sektorit të veturave nga kriza e koronavirusit, ka thënë të enjten Herbert Diess, shefi ekzekutiv i Volkswagen AG.

Kërkesat për vetura të reja po rriten në Shtetet e Bashkuara, Brazil dhe Kinë, ka thënë Diess në panairin tregtar në Hannover Messe, duke shtuar se prodhuesi i dytë më i madh i veturave në botë po punonte gjithashtu edhe në porositë e mëdha në Evropë.

"E vetmja gjë që aktualisht po e kufizon dhe ngadalëson këtë rikuperim është situata kritike e furnizimit në të gjithë botën në lidhje me lloje të ndryshme gjysmëpërçues", ka thënë Diess.

Vërejtjet e Diess erdhën një ditë pasi shefi ekzekutiv i Ford përshkroi një seri tjetër të mbylljes së impianteve për shkak të mungesës së çipave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat