Volkswageni përditëson Tiguan Allspacein

Auto

Volkswageni përditëson Tiguan Allspacein

Më: 12 maj 2021 Në ora: 10:37
Volkswageni

Volkswageni ka përditësuar modelin Tiguan Allspace, duke i dhënë modelit standard më shumë stil, pajisje ekstra të sigurisë dhe teknologji të nivelit të avancuar.

Gjiganti gjerman do të nisë pranimin e porosive këtë muaj, me porositë e para që do të dorëzohen në muajin tetor. Çmimi, sipas brendit gjerman, do të jetë rreth 36 mijë euro.

Përditësimet kozmetike përfshijnë aliazhet e rrotave 18-inç, drita Matrix, kofano më të fryrë e grilë të re. Blerësit mund të zgjedhin edhe dy lloje ngjyrash, të bardhë dhe të kuqe.

Modeli i përditësuar peshon 2.5 tonë.

Në brendi, vetura e re ka marrë mbulesa të reja të veturave, panele të reja të dyerve, kontrollues të rinj të klimës e ekrane digjitale me butonë të veçantë.

Përditësimi sjell edhe asistentin e ngasjes që mund të marrë kontrollin e ngasjes dhe frenimit në shpejtësi deri në 200 kilometra për orë.

Gama e motorëve është thuajse identike me modelin standard. Motorët benzinë nisin me versionin 1.5-litërsh me katër cilindra, me 148 kuajfuqi. Mbi të është modeli 2.0-litërsh me 187 dhe 242 kuajfuqi e me marsh automatik me shtatë shpejtësi dhe sistem të tërheqjes me katër rrotë.

Blerësit mund të zgjedhin edhe dy modele dizelë, me 2.0-litra në motor, por me 148 respektivisht 197 kuajfuqi.

Ekziston edhe modeli hibrid, që përdor motorin 1.4-litërsh benzinë dhe një motor elektrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat