Honda kalon në fitim tremujor, pret që mungesa e çipave ta godasë prodhimin afatshkurtër

Auto

Honda kalon në fitim tremujor, pret që mungesa e çipave ta godasë prodhimin afatshkurtër

Më: 16 maj 2021 Në ora: 08:55
Honda

Fitimi operativ në komapninë Honda u rrit në tremujorin e fundit, pas lulëzimit që pati biznesi në Kinë.

Honda rezervoi një fitim operativ prej 1.93 miliardë dollarë në tremujorin e katërt fiskal që përfundoi më 31 mars, duke përmbysur një humbje operative prej 50.8 milionë dollarë një vit më parë.

Në nivelin neto, Honda gjithashtu rivendosi përfitime, duke postuar të ardhura neto prej 1.94 miliardë dollarë, krahasuar me një humbje neto prej 267.7 milionë dollarë nga një vit më parë.

Të ardhurat përparuan në 32.85 miliardë dollarë në periudhën janar-mars. Shitjet globale u zgjeruan 14 për qind në 1.12 milionë vetura. Volumi i Amerikës së Veriut rrëshqiti 10 për qind më pak në 382.000 njësi në tremujorin e parë, por dërgesat e mëdha në Kinë kompensuan tërheqjen dhe mundësuan një rritje prej 70 për qind të shitjeve aziatike.

Kontrolli i kostos dhe shitjet në rritje ndihmuan në përmirësimin e raportit tremujor.

Lidhur me mungesën globale të gjysmëpërçuesve, Honda ka thënë se humbi rreth 100.000 vetura të prodhimit në vitin fiskal të sapo përfunduar. Ai pret të humbasë më shumë prodhim për shkak të krizës së furnizimit në periudhën prill-shtator, por synon ta rimarrin vetën pas shtatorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat