Audi refuzon ofertën prej 7.5 miliardë eurosh për shitjen e Lamborghinit

Auto

Audi refuzon ofertën prej 7.5 miliardë eurosh për shitjen e Lamborghinit

Më: 26 maj 2021 Në ora: 11:43
Audi

Audi s’ka në plan ta shesë Lamborghinin, ka thënë një zëdhënës i gjigantit të automobilizmit, pasi mediat raportuan se është refuzuar oferta prej 7.5 miliardë eurosh për brendin e veturave sportive.

“Kjo s’është çështje diskutimi brenda grupit. Lamborghini s’është në shitje”, ka thënë zëdhënësi.

“Swiss Quantum Group”, bashkë me kompaninë investuese britanike “Centricus”, po planifikonin blerjen e kompanisë, me ofertë që nga mediat u raportua se u dorëzua të martën.

Sipas ofertës, “Quantum” u ofroi punëtorëve të Lamborghinit garanci për kontratë pesëvjeçare dhe po planifikonte që pas blerjes së brendit italian të hynte në partneritet me Grupin Volkswagen..

Grupi VW është pronar i Audit dhe Lamborghinit. Audi është përgjegjës për Lambon në kuadër të strukturës së biznesit.

VW në nëntor bëri disa veprime strategjike duke ofruar për shitje ose oferta brendet Ducati dhe Lamborghini, por më pas i ra pishman dhe u shpreh se dëshiron t’i mbajë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat