Deri në vitin 2030, rreth 40 për qind e shitjeve nga Ford do të jenë me automjete elektrike – tha kompania në një deklaratë

Auto

Deri në vitin 2030, rreth 40 për qind e shitjeve nga Ford do të jenë me automjete elektrike – tha kompania në një deklaratë

Më: 27 maj 2021 Në ora: 14:49
Foto ilustrim

Kompania Ford po rrit edhe një herë investimet në makina me emision zero dhe pret që 40 për qind e vëllimit deri në vitin 2030 të përbëhet nga automjete plotësisht elektrike, njoftoi kompania të mërkurën.

Sipas medieve të huaja, kompania lansoi javën e kaluar një version tërësisht elektrik të kamionit të saj më të shitur F-150 në një ri-shpikje jo të dëmshme për ambientin të një marke kryesore të makinave amerikane dhe tha se ka marrë 70 mijë kërkesa nga klientët në vetëm një javë.

“Kjo është mundësia jonë më e madhe për rritje dhe krijimin e vlerës që kur Henry Ford filloi të projektonte Modelin T dhe ne po e kapim atë me të dyja duart”, tha shefi ekzekutiv i Ford, Jim Farley.

Farley dhe drejtues të tjerë i prezantuan planet në një takim virtual me analistë financiarë dhe me palë të tjera.

Përveç automjetit F-150 me bateri, i quajtur si ‘Lightning’, fort ka filluar shitjen e automjetit elektrik Mustang Mach-E dhe së shpejti do të sjellë furgonin e ngarkesave E-Transit në sallat e shitjeve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat