Nissan nis prodhimin e modelit të ri të Qashqait

Auto

Nissan nis prodhimin e modelit të ri të Qashqait

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 17:05
Qashqai

Fabrika e Nissanit në Sunderland ka shënuar fillimin e prodhimit të gjeneratës së tretë të modelit Qashqai dhe synim ka inspirimin e gjeneratave të reja të inxhinierëve.

Për këtë, Nissani, në këtë fabrikë dhe për këtë model, ka investuar 400 milionë funte. Kompania japoneze u ka mundësuar të gjithë nxënësve të verilindje të Anglisë të marrin pjesë në programin Nissan Skills Foundation. Bëhet fjalë për një program ku të rinjve u mundësohet të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme që çojnë në përmirësimet inxhinierike.

Qëkur ka nisur prodhimi i modelit Qashqai në Britani, çdo e pesta veturë e prodhuar është e këtij modeli.

“Që nga viti 2007 kur ka nisur prodhimi i Qashqait në Britani, më shumë se 3.5 milionë klientë kanë zgjedhur modelin e prodhuar në Sunderland”, ka thënë Alan Johnson, nënpresident i Nissanit për Britani.

Gjenerata e tretë e modelit Qashqai do të karakterizohet për përmirësime teknologjike, në dizajn dhe performansë.

Ekipi në fabrikë ka kaluar më mijëra orë trajnim që gjithçka të jetë në rregull me gjeneratën e tretë të Qashqait. Kërkesa për fuqi punëtore ka bërë që në Sunderland dhe në fabrikat tjera në Britani që punojnë për Qashqain, të shtohen mbi 35.000 punëtorë.

“Qashqai është trashëgimi e madhe jo vetëm e fabrikës tonë në Sunderland, por e gjithë industrisë së veturave në Britani”, tha Johnson.

Teknologjia e re nënkupton edhe linja të reja të prodhimit. Nissani investoi 400 milionë funte, prej tyre 52 milionë funte në sistemin e riciklimit të metalit të hedhur Cyclone, në mënyrë që Qashqai të bëhet modeli i parë i prodhuar kryesisht nga alumini. Nga investimet e bëra bie në sy edhe angazhimi i 117 robotëve për gërryerje finale.

Nissani i ri do të vijë në pesë ngjyra dhe në pesë kombinime dy-ngjyrëshe.

Qashqai është i bazuar në platformën CMF (Common Module Family).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat