Sa do ta ketë çmimin Jaguari elektrik?

Auto

Sa do ta ketë çmimin Jaguari elektrik?

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 17:31
Jaguar

Jaguari do të lëvizë në treg me një gamë plotësisht elektrike nga viti 2025, si pjesë e strategjisë "Reimagine" të vendosur nga drejtori ekzekutiv i Jaguar Land Rover, Thierry Bollore.

Siç zbuloi ai gjatë intervistës së tij me AutoExpress, Jaguar më i lirë do të fillojë "jo më pak se 140 mijë dollarë" duke pasur çmim të afërt me rivalët, Bentley dhe Porsche, dhe duke u larguar nga rivalët e tij aktual Audi, BMW dhe Mercedes-Benz.

Diapazoni i modelit të ri do të përbëhet nga dy kryqëzime elektrike dhe një Coupe sportive me dy dyer. E vetmja veturë që do të mbivendoset midis gamës aktuale dhe asaj të ardhshme do të jetë I-Pace, i cili ishte modeli i parë plotësisht elektrik i Jaguarit. Sidoqoftë modelet e ardhshme do të bazohen në një platformë tjetër, me Bolloren që bëri të ditur se do të kërkohet një arkitekturë më e mirë.

Modeli i ri Jaguar është tashmë në proces, nën drejtimin e shefit projektuesit Gerry McGovern.

"Bollore dëshiron që Jaguari të ofrojë "luks modern" dhe të diferencohet nga markat konkurruese’’, u shpreh McGovern. Si një shembull i përshtatshëm, ai përmendi E-Type.

Duke folur për gamën aktuale - që përbëhet nga sedanët XE dhe XF, SUV-të E-Pace, F-Pace dhe I-Pace dhe sportivi F-Type - Bollore ka thënë se ato janë vetura të bukura, por blerësit e ardhshëm shkojnë për Audi ose modele BMW në vend të kësaj që ndodh për shkak të pozicionimit të markës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat