Pagoi 1.5 milion dollarë për një Ferrari SF90 Stradale, punonjësi u tregua i pavëmendshëm – e përplasi mjetin për tokë

Auto

Pagoi 1.5 milion dollarë për një Ferrari SF90 Stradale, punonjësi u tregua i pavëmendshëm – e përplasi mjetin për tokë

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 00:23
Foto

Si do të reagonit nëse do t’i shpenzonit një milion dollarë në një veturë të re si Ferrari SF90 Stradale, dhe gjatë transportimit të saj deri në garazhin e juaj – pak metra larg pronës të shkatërrohet.

Një rast i tillë në fakt ka ndodhur diku në Brazil, me rastin e dërgimit të veturës sportive te pronari që kishte dhënë para të majme për të.

Në rrjetet sociale është publikuar një video në të cilën shihet një punonjës ku përmes platformës lëvizëse të kamionit e zbriste Ferrarin e verdhë.

Në fillim të videos Ferrari shihej duke zbritur mirë, por shoferi që ishte i angazhuar për transportimin e porosisë duket se nuk tregohet i vëmendshëm dhe mjeti që e zbriste në tokë fillon të ulet me shpejtësi dhe SF90 Stradale përplaset për tokë.

Raportohet se veturën e kishte porositur drejtori ekzekutiv i një kompanie të madhe që merret me kryerjen e shërbimeve të ndryshme, e për shkak të opsioneve shtesë që ishte e pajisur vetura – çmimi i saj kishte shkuar në 1.3 milion dollarë.

Por, është vështirë të vlerësohet dëmi i shkaktuar në veturë – duke marrë parasysh se me çfarë shpejtësie është përplasur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat