Tesla u përplas me një veturë policie me autopilotin ndezur, një hetim është duke u zhvilluar

Auto

Tesla u përplas me një veturë policie me autopilotin ndezur, një hetim është duke u zhvilluar

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 13:36
Foto

E mira e kësaj është se në aksident nuk ka viktima.

Sipas informacionit të shpërndarë në mediat sociale nga një njësi patrullimi e policisë në Florida, një polic me veturë Dodge Charger ishte duke qëndruar buzë rrugës për të ndihmuar shoferin e një SUV Mercedes të ndaluar.

Në një moment Dodge u godit nga një Tesla Model 3 dhe u tërhoq drejt Mercedesit. Shoferi i Tesla më pas deklaroi se menaxhimi i veturës i ishte lënë sistemit të drejtimit autonome të autopilotit të Tesla.

Fotografitë e postuara në mediat sociale dëshmojnë për forcën me të cilën Tesla goditi anën e majtë të Dodge. Së bashku me Dodge, Mercedes u dëmtua gjithashtu, ndërsa rrota e Teslas ra. Lajmi i mirë është se askush nuk u lëndua në aksident.

Përplasja erdhi vetëm disa javë pasi rregullatorët amerikanë filluan një hetim mbi funksionimin e sistemit të autopilotit të Tesla. NHTSA raporton 11 aksidente trafiku që përfshijnë veturat Tesla me autopilot të ndezur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat