Panairi ndërkombëtar i makinave në Gjermani

Auto

Panairi ndërkombëtar i makinave në Gjermani

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 20:03
Foto ilustrim

Gjermania po zhvillon për herë të parë këtë vit Panairin Ndërkombëtar të Automjeteve. Fokusi do të zhvendoset nga makinat e shpejta me karburant tek automjetet elektrike moderne. Panairi po zhvillohet në Mynih dhe do të jetë hibrid, me pjesmarrës virtualë përmes internetit si dhe individuale në sallat gjigande.

Modeli koncept Audi Skyspehere është plotësisht elektrik. Sipas dëshirës së shoferit, automjeti mund të zgjatet 25 centimetra më shumë, për një udhëtim komod, ose shkurtohet për një eksperiencë sportive. Panari i zhvilluar më parë në Frankfurt tani po mbahet në qytetin bavarez të Mynihut. Nicole Scott është redaktore e faqes elektronike “Mobilegeeks” që ofron lajme teknologjike.
 

“Është hera e parë në dy vite që po zhvillohet ky panair që tregon synimet e industrisë gjermane. Panairi do të sinjalizojë se si do të jetë e ardhmja e autoindustrisë.”

Shumica e kompanive pritet të prezantojnë makina elektrike, koncepte që priten të jenë realiteti i së ardhmes.Disa prej këtyre makinave mund të përfundojnë në linjën e prodhimit brenda disa viteve, por kryesisht janë prova të projektuesve dhe inxhinierëve.

“A do të prodhohen me të vërtetë këto makina apo është një mënyrë e kompanive për të ofruar idetë që kanë për të ardhmen?”, shtron pyetjen redaktorja Scott.

Panairi do të ketë përmasa të zvogëluara për shkak të kufizimeve të pandemisë. Shumë prodhues makinash si Volvo, Opel dhe Toyota nuk do të marrin pjesë.

Makinat elektrike nuk do të jenë lloji i vetëm i automjeteve miqësore me mjedisin që do të prezantohen në Mynih. Kompania BMW pritet të zbulojë modelin iX5 me hidrogjen.

Edicioni i këtij viti i Panairit Ndërkombëtar të Automjeteve do të sherbejë edhe si provë për të matur interesimin për aktivitete të tilla pas pandemisë.

Firma Volkswagen po prezantohet me automjetin e saj plotësisht elektrik ID.5 GTX, ndërsa ka nxjerrë në treg foristradën elektrike të linjës ID dhe pritet të zgjerojë produktet e saj elektrike.

Jim Holder është drejtor redaksional me faqet eletronike “Autocar” dhe “What Car?”

“Kompanitë kanë mësuar mënyra të reja dixhitale për të prezantuar produket e tyre tek klinetët dhe media. Padyshim që kriza e pandemisë ka ndikuar që prodhuesit e makinave të dalin me ide të reja.”

Ndërkohë, firma Audi ka shfaqur një tjetër model koncept të ndërtuar tërësisht në një platformë dixhitale. Grandsphere është modeli luksoz elektrik me ngarje autonome të nivelit 4.

Panairi do të jetë i hapur për publikun deri më 12 shtator./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat