Audi Grandsphere, vetura e së ardhmes që ngjan shumë me skenat e filmave fantashkencë

Auto

Audi Grandsphere, vetura e së ardhmes që ngjan shumë me skenat e filmave fantashkencë

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 17:54
Foto

Koncepti elektrik paralajmëron modelin e ri në segmentin e veturave limuzinë. Pas inovacionit të veturës me dy ulëse (SkySphere), nga Audi vjen limuzina atraktive Grandsphere, që përveç tjerash përfshin sistemin autonom të vozitjes në nivelin e katërt.

Qëllimi është i qartë – ofron kënaqësi gjatë vozitjes në klasin e parë, e më pas na shkon menjëherë mendja të udhëtimet me aeroplan. Siç pretendojnë në Audi, kjo kënaqësi që vjen nga vetë vetura ka të bëjë gjithçka me dizajnin dhe enterierin.

Timoni dhe konzola komanduese fshihet kur mjeti është i fikur, kurse kabina e saj ngjan më shumë me një sallon luksoz, e pasagjerët e ulur pas janë të relaksuar në një lloj divani, aty janë edhe pajisjet multimediale që nuk i lë të mërziten.

Për shembull, nëse në telefonin e juaj mobil lexoni lajmet derisa futeni në mjet, të njëjtat lajme menjëherë do të shfaqen në ekranin e veturës – qëllimi është të kënaqeni online me të dhëna.

Grandsphere e njeh shoferin, i hap derën dhe në mënyrë automatike ia rregullon ulësen. Ndryshe, ulëset e para mund të rrotullohen në 60 shkallë.

Altoparlantët janë të vendosur në atë mënyrë që çdo pasagjer mund të dëgjoj muzikën e vetë pa e penguar tjetrin, njëjtë sikurse kur futen në ndonjë kapsulë.

Bazuar në fotografitë e publikuara më poshtë, mund të shihet që vetura nuk ka një kabinë klasike. Në fakt, të gjitha informacionet shfaqen në sipërfaqen e drurit nën xhamin e përparmë, dhe atë në rezolucion të madh pavarësisht ndriçimit të madh nga jashtë ato vërehen qartë dhe lexohen pa ndonjë problem.

Gjithashtu tabela komanduese mund të përdoret edhe si projektor për të shikuar filma apo video-konferenca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat