Bill Gates dhe Jeff Bezos po mbështesin eksplorimin e mineraleve që mund të përdoren nga veturat Tesla të Elon Musk

Auto

Bill Gates dhe Jeff Bezos po mbështesin eksplorimin e mineraleve që mund të përdoren nga veturat Tesla të Elon Musk

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 18:08
Elon Musk

Bill Gates dhe Jeff Bezos po mbështesin një kërkim 3-vjeçar për metale të automjeteve elektrike që mund të përdoren nga Tesla.

Sipas mediave të huaja, një kompani e inteligjencës artificiale e mbështetur nga Bill Gates dhe Jeff Bezos është bashkuar me grupin e dytë më të madh të minierave në botë për të kërkuar metale të përdorura në automjetet elektrike.

KoBold Metals dhe BHP së bashku do të kërkojnë litium, nikel, kobalt dhe bakër në Australi, tha CEO i KoBold Kurt House për Business Insider në një intervistë.

Dhe partneriteti tre-vjeçar i KoBold dhe BHP mund të ndihmojë në burimin e nikelit që përdoret në automjetet Tesla.

Në korrik, BHP nënshkroi një marrëveshje me Tesla për të siguruar nikel për bateritë elektrike të prodhuesit të makinave.

“Mund të ndodhë që nëse bëjmë zbulime të nikelit dhe kobaltit së bashku, ato furnizime do të përfundojnë duke qenë pjesë e asaj marrëveshjeje”, tha House. “Ne mund të kontribuojmë lehtësisht për të në të ardhmen”.

“Tesla është e mrekullueshme. Nuk ka diskutim për këtë. Ata janë liderët e tregut në automjetet elektrike”, tha House, duke shtuar se qëllimi i KoBold ishte të ndihmonte të gjithë industrinë e automjeteve elektrike (EV).

KoBold, një kompani private e eksplorimit të mineraleve me bazë në Silicon Valley, përdor inteligjencën artificiale për të mbledhur të dhëna se ku të punohet për lëndët e para të përdorura në EV.

House nuk dha një shifër të saktë se sa shumë kompani do të shpenzonin për projektin, por tha se do të shpenzojnë dhjetëra miliona dollarë gjatë dy viteve të ardhshme.

“Eksplorimi do të fillojë në Australinë perëndimore, duke mbuluar gjysmë milioni kilometra katrorë tokë”, tha House, duke shtuar se “kompanitë zgjodhën Australinë sepse vendi është i pajisur mirë me materialet e duhura të nevojshme për EV dhe ka standarde të larta të punës dhe mjedisit”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat