Koncepti i harruar, Peugeot 907 me motor V12

Auto

Koncepti i harruar, Peugeot 907 me motor V12

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 14:21
Peugeot 907

Konceptet e veturave janë menduar në atë formë që të tregojnë arritjet konstruktive të dizajnit sa i përket një prodhuesi të caktuar, por edhe të ngacmon imagjinatën e të gjithë personave të dhënë pas veturave.

Një i tillë është Peugeot 907 i prezantuar për herë të parë në vitin 2004, kurse DriveTribe na rikthen pothuajse dy dekada në të kaluarën përmes rrëfimit të këtij koncepti dhe si ka ardhur deri te ai.

Ishte filluar si një studim që do të festohej në qendrën e re të dizajnit të kësaj kompanie. Kjo kupe që bën tërheqje me rrotat e pasme, kishte një motor të fuqishëm V12 sikurse veturat klasike sportive.

Bëhet fjalë për motorin 6.0 litra – përkatësisht bashkëdyzim i dy motorëve me nga 3.0 litra V6 të dy prodhuesve francezë. Fuqia e përgjithshme e tyre prodhonte 506 kuaj-fuqi, e falë karrocerisë se lehtë prej vetëm 1.400 kilogramëve, shpejtësinë nga 0-100 e arrinte për më pak se 4 sekonda.

Në Peugeot pretendonin se shpejtësia maksimale e kësaj veture shkonte mbi 350 kilometra në orë. Për fat të keq, kompania franceze kurrë nuk pati për qëllim që me 907-ën të mos shkoj tutje nga koncepti, kështu kjo veturë spektakolare mbeti si kujtesë se çfarë ishte në gjendje të bëjë Peugeot në vitin 2004.

Sot 907-ta është pjesë e muzeut të Peugeot, e mund të thuhet se është harruar paksa nga ana e adhuruesve të veturave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat