Ai “sharroi çatinë” dhe vendosi shenjat e Audi dhe BMW – pastaj u ndalua nga policia

Auto

Ai “sharroi çatinë” dhe vendosi shenjat e Audi dhe BMW – pastaj u ndalua nga policia

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 18:25
Foto

Një pronar i një Citroen-i i ka bërë disa prerje veturës së tij, dhe më pas e zbukuroi atë me shenja të markave gjermane, ndaj së cilës gjë reagoi policia.

Sipas mediave të huaja, patrulla e xhandarmërisë së departamentit Indre në perëndim të Francës u befasua pak kur një “konvertues i pazakontë” mbërriti për t’i takuar.

Siç bëhet e ditur, bëhet fjalë për një veturë, baza e së cilës është Xantia i Citroen – por që nuk njihet për vetura kabriolet.

Dhe për të ngatërruar më tej gjërat, ai vendosi të vendoste një shenjë Audi në grilën e përparme dhe një BMW në kapakun e bagazhit.

Ajo që shqetësoi forcat e rendit, megjithatë, ishte fakti që pronari “sharroi” vetë çatinë e makinës dhe la vetëm xhamin e përparmë.

Sigurisht, gjithçka u bë pa ndonjë përforcim, e lëre më në mbrojtje nga ndonjë rrokullisje e mundshme.

Kështu ata bënë të vetmen gjë të mundshme dhe e ndaluan atë të voziste më tej. Dhe Xantia ndoshta përfundoi në plehra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat