Lansohet Tundra e vitit 2022 nga Toyota

Auto

Lansohet Tundra e vitit 2022 nga Toyota

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 07:20
Tundra

Toyota Motor ka lansuar të dielën modelin e ri Tundra pickup të vitit 2022, me teknologji të avancuar dhe me më shumë fuqi.

Mirëpo, ajo që mund t’i befasojë shumë pronarë të kamionëve është se fuqia shtesë nuk do të jenë nga motori V-8.

Prodhuesi japonez i veturave do të ofrojë dy versione të motorit 3,5 litër turbo, përfshirë një hibrid i cili mund të prodhojë deri në 437 kuajfuqi, që i bie 56 më shumë se motori V-8.

"Ne morëm një qasje të re, transformuese në zhvillimin e kamionëve tanë dhe na u desh të rimendojmë shumë gjëra që kishim bërë më parë”, ka thënë Mike Sweers, nënkryetar i lartë i zyrës së zhvillimit të produkteve të Toyota.

Derisa, prodhuesit e veturave në Detroit, mbizotërojnë tregun e veturave pickup në SHBA, Toyota ka shitur në vazhdimësi më shumë se 100,000 vetura secilin vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat