Shpejtësia marramendëse e Lamborghini Huracan STO

Auto

Shpejtësia marramendëse e Lamborghini Huracan STO

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 23:00
Lamborghini Huracan STO

Huracan STO është top-vetura e brendit të famshëm të veturave, Lamborghini. Ai zëvendëson modelin Huracan Performante, si modeli për gara në rrugë.

Super Trofeo Omologata është versioni i shpejtë që ofron përditësime të mëdha nga modeli standard. Një video e publikuar së fundmi nga kanali “Motorsport Magazine” në YouTube ka dëshmuar shpejtësinë marramendëse të tij.

Video është e shkurtër sepse Huracani është tepër i shpejtë.

Ai arrin përshpejtimin nga 0 në 100 kilometra për orë për vetëm tre sekonda, ndërsa shpejtësinë 200km/orë e arrin për vetëm 8.9 sekonda.

Vetura është kaq e shpejt për shkak se përditësimet nga modeli standard kanë të bëjnë më së shumti me reduktim të peshës. Vetura peshon vetëm 1339 kilogramë.

STO ka motor 5.2-litërsh me 630 kuajfuqi.

Shitjet kanë nisur sivjet, ndërsa ai kushton rreth 330 mijë dollarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat