Anulohet Motor Show për të tretin vit me radhë

Auto

Anulohet Motor Show për të tretin vit me radhë

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 23:47
Foto ilustrim

Organizatorët e një prej ekspozitave më të mëdha të veturave në botë kanë njoftuar se panairi i planifikuar për shkurt 2022 nuk do të mbahet.

Panairi Ndërkombëtar i Automjeteve në Gjenevë nuk do të mbahet vitin e ardhshëm, 2022, që do të thotë se kjo ngjarje anulohet për herë të tretë me radhë, pasi nuk u mbajt në vitet 2020 dhe 2021 – të dyja herët për shkak të pandemisë COVID-19.

Sipas organizatorëve, një tjetër anulim, pra një shtyrje e re për një vit, vjen “në interes të prodhuesve, ekspozuesve, por edhe auditorit të panairit”.

Arsyeja kryesore është padyshim pandemia COVID-19, e cila thuhet se nuk është ende nën kontroll, ndërsa spekulohet se një nga arsyet e krizës në industrinë e automobilave është shkaktuar nga mungesa globale e çipave.

Sidoqoftë, organizatorët u përpoqën të dukeshin optimistë:

“Ne e shohim këtë vendim si një vonesë, jo një anulim”, tha Maurice Turrettini, president i komitetit organizativ të Panairit të Gjenevës.

“Jam i bindur se Motor Show Ndërkombëtar në Gjenevë në vitin 2023 do të kthehet më i fortë se kurrë”, përfundoi ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat