Kur duhet t’i ndërroni fshirëset?

Auto

Kur duhet t’i ndërroni fshirëset?

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 11:39
Foto ilustrim

Rrezet e diellit dhe kushtet atmosferike e ndryshojnë materialin aq shumë me kalimin e kohës saqë bëhet më i fortë dhe i humb vetitë e tyre

Shirat e vjeshtës dhe shenjat e para të dimrit përsëri sollën në jetë historinë e fshirëseve.

Auto Clubi Gjerman (ADAC) nëpërmjet një hulumtimi ka arritur në përfundim se, pavarësisht nga intensiteti i përdorimit të fshirëseve, ato duhet të ndërrohen pas vetëm 24 muajsh.

Rrezet e diellit dhe kushtet atmosferike e ndryshojnë materialin aq shumë saqë bëhet më i fortë dhe i humb vetitë e kërkuara.

Domethënë, fshesat nuk do të pastrojnë më xhamin si kur kanë qenë të reja.

Rekomandohet që t’i ndërroni në kohë, pasi ato janë një pjesë e rëndësishme e pajisjeve të makinës suaj kur bëhet fjalë për sigurinë e drejtimit të veturës.

Sidomos nëse janë pak më të vjetra dhe nëse vëreni se nuk heqin më ujin nga xhami i përparmë si më parë.

Nëse dëshironi që fshirëset e xhamave të qëndrojnë më gjatë, atëherë bëjeni shprehi që t’i pastroni shpesh xhamat, qoftë edhe kur ndaleni për ta mbushur veturën tuaj me karburant.

Po ashtu, për t’i ruajtur fshirëset, asnjëherë mos i lëshoni ato të pastrojnë kur xhami është i thatë, sepse fshirëset e xhamave janë paraparë që të punojnë në sipërfaqe të lagësht e jo të thatë.

Andaj para se t’i lëshoni ato për të pastruar, hidheni ujin fillimisht në xham e pastaj lëshojini fshirëset për ta pastruar xhamin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat