BMW nuk heq nga motorët me 6 dhe 8 cilindra

Auto

BMW nuk heq nga motorët me 6 dhe 8 cilindra

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 15:25
Foto ilustrim

Në Munih të Gjermanisë kanë bërë zgjidhje me të cilin motori turbo-benzinë do të përshtatet në normën Euro 7 të paralajmëruar, dhe do të mbesin në lojë për të paktën deri më 2030.

E në mesin e tyre është edhe kompania gjermane e veturave BMW, që konsideron se koha për motorët me djegie të brendshme akoma nuk iu ka “kaluar afati” (për shumë arsye) dhe se është akoma herët për elektrifikimin e plotë të veturave.

Lidhur me këtë, nga kompania bavareze ka ardhur konfirmimi se motorët e saj të ardhshëm me 6 dhe 8 cilindra turbo-benzinë do t’i përshtaten normës Euro 7, që do të hynte në fuqi dhe të aplikohet nga vitit 2025 – e që me këtë veprim sipas tyre do të operojnë për të paktën deri më 2030.

Në një intervistë të dhënë së fundmi nga njeriu i parë i modelit M të BMW, Markus Flasch, është konfirmuar se kanë zgjidhjen teknike për veturat turbo-benzinë që i kanë avancuar dukshëm në paketën e fundit të M.

Megjithatë në BMW akoma nuk kanë zbuluar nëse do të shkojnë hapave të Mercedes, që tashmë ka vendosur që pjesërisht të fillojë me elektrifikimin e veturave dhe të prodhojë më pak motorë turbo-benzinë. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat