Rimac voziti Neveran dy milionë euroshe para se ta përplaste në mur për teste

Auto

Rimac voziti Neveran dy milionë euroshe para se ta përplaste në mur për teste

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 06:42
Foto ilustrim

Mate Rimac, themeluesi dhe pronari i Rimac Automobili, hipi në një model të kompanisë së tij – Nevera në kantierin e ndërtimit të kompleksit të kompanisë përpara se ta përplaste veturën.

Nevera është një veturë me vlerë dy milionë euro me të cilën sipërmarrësi kroat tregoi aftësitë e një vozitësi. Siç tha ai, vendosi të argëtohej.

“Pas dhjetëra testeve, ne kemi përfunduar me sukses të gjitha testet evropiane të përplasjes. Kjo Nevera e bukur është e fundit që vdes për të kryer edhe testet amerikane. Para se të përfundojë në mur, vendosëm të argëtohemi”, tha Rimac.

Kompleksi i saj K&Zh dhe prodhimi me vlerë 200 milionë eurosh po ndërtohet pranë Kerestinec në Kroaci.

Mediat në këtë shtet shkruajnë se do të jetë një nga komplekset më të mëdha të këtij lloji në Evropë.

Ndryshe, Rimac Automobili në fillim të muajit korrik të këtij viti e bleu kompaninë e veturave Bugatti.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat