Pronarët e veturave Tesla nuk mund t’i zhbllokonin automjetet e tyre, reagon Elon Musk

Auto

Pronarët e veturave Tesla nuk mund t’i zhbllokonin automjetet e tyre, reagon Elon Musk

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 22:30
Elon Musk

Disa pronarë të veturave të Teslës patën probleme të mëdha gjatë ditës së djeshme. Gjegjësisht, kur aplikacioni i Teslës pushoi së funksionuari, ata nuk mundën të zhbllokonin apo ndeznin veturat e tyre.

Kështu kanë shkruar në Twitter pronarët e disa veturave, e cila gjë bëri që të reagojë Elon Musk, ku u ka kërkuar falje dhe pak orë më vonë ka shkruar se situata është zgjidhur dhe do të marrë masa që kjo të mos përsëritet.

Aplikacioni tregoi një “erorr server 500”, i cili tregon probleme me serverin me të cilin aplikacioni i Teslas po përpiqet të lidhet. Përveç çelësit të telekomandës, veturat Tesla mund të përdorin edhe telefonat inteligjentë si çelës.

Duke qenë se telefonat lidhen me veturën përmes bluetooth, përdorimi i tyre si çelës nuk kërkon lidhje interneti, pra problemet me aplikacionin nuk duhet të ndikojnë në zhbllokimin e automjetit.

Disa përdorues në Twitter u ankuan gjithashtu se nuk mund të zhbllokonin veturat e tyre me telefonat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat