Ferrari pritet të lansojë “Daytona SP3” për fansat e Iconas, ja sa do të kushtojë

Auto

Ferrari pritet të lansojë “Daytona SP3” për fansat e Iconas, ja sa do të kushtojë

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 14:21
“Daytona SP3”

Modeli i ri i Ferrarit me oktan të lartë, Daytona SP3, i jep fund një pritjeje të gjatë nga dashamirët e veturave të saj të serisë Icona, megjithëse mund të mos jetë i mirëpritur nga ata që përpiqen të ulin emetimet e karbonit.

Me një motor 840 kuajsh, me 12 cilindra (V12), Daytona SP3 i bën nder Ferrarit, i cili dominoi në “24 Orët e Daytona” më 1967.

Daytona SP3 do të prodhohet në 599 njësi, me një çmim jo për të gjithë prej 2 milionë euro në Itali. Shitja do të fillojë në fund të vitit të ardhshëm dhe pritet të përfundojë në vitin 2024.

Ferrari prezantoi Iconan e tij më të fundit, pikërisht teksa shefi i ri ekzekutiv Benedetto Vigna e vendos prodhuesin italian të veturave sportive luksoze në rrugën drejt elektrifikimit të plotë.

Vigna është një veteran i industrisë së teknologjisë, i cili në shtator u bë CEO i Ferrarit, i cili ka premtuar të shesë automjetin e tij të parë plotësisht elektrik në vitin 2025.

Iconat e Ferrarit janë vetura të serisë speciale të prodhuara në numër të kufizuar, të rezervuara për koleksionistët privatë jashtëzakonisht të pasur dhe të frymëzuar nga modelet legjendare të së kaluarës.

I njohur nga logoja e tij 'Prancing Horse' dhe makinat e garave të kuqe, Ferrari tashmë ka tre modele hibride elektrike në gamën e tij, duke përfshirë makinën sportive 296 GTB që zbuloi këtë vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat