Me rifreskimin e modelit më të fuqishëm Alpine A110, tani vjen me motor me 300 kuaj-fuqi

Auto

Me rifreskimin e modelit më të fuqishëm Alpine A110, tani vjen me motor me 300 kuaj-fuqi

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 14:04

Pas paralajmërimit për kalim në motor elektrik, kompania franceze që funksionon nën ombrellën e Renault, Alpine, ka prezantuar edicionin e freskuar të Coupe A110 të aluminit që po konsiderohet si versioni më i fuqishëm që e vë në lëvizje motori me 300 kuaj-fuqi.

Auto kompania franceze Alpine, së fundmi patën njoftuar se viteve të ardhshme të gjitha veturat do t’i prodhojnë që jenë elektrike.

Ndërkohë kanë prezantuar edicionin e ridizajnuar të veturës sportive A110, që e vë në lëvizje motori i Renault me 1,8 litra me katër cilindra turbo-benzinë i marrë nga Megane RS.

Edicioni i ridizajnuar i Alpine si kundërpërgjigje ndaj Porsche Cayman, tani ofrohet edhe me ngjyrë portokalli. Aty është edhe sistemi multimedial me të cilin operohet përmes ekranit 7-inç dhe funksionojnë aplikacionet Android Auto dhe Apple CarPlay.

Dy nga tri pakot e deritanishme tani fshihen nën dy logo të ndryshme, bazuar në versionin Alpine A100 më nuk ka shtesën Pure.

Pakoja e fundit tani në vend të A110 Legende, quhet A110 GT, e në kulmin e ofertës është opsioni më i fuqishëm që akoma mban shenjën A110 S për të cilin akoma duhet ndarë 71.500 euro.

Alpine A110 S tani ka në dispozicion 300 kuaj-fuqi, dhe për shpërndarjen e fuqisë motorike në rrotat e pasme është montuar ndërruesi automatik me shtatë shpejtësi.

Shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për 4,2 sekonda. Aty janë edhe fellnet 18-inç të alumini dhe goma Michelin Pilot Sport 4 me dimensione 215/40 (para) dhe 245/40 (pas). 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat