Honda prezanton në Milano motoçikletën ADV350

Auto

Honda prezanton në Milano motoçikletën ADV350

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 14:06
Foto ilustrim

Skuteri i shumëpritur nga Honda – ADV350, edhe zyrtarisht është prezantuar në panairin e motoçikletave EICMA në Milano të Italisë, deri në treg pritet të shfaqet në prill të vitit të ardhshëm.

Në shikim të parë motoçikleta e re e Honda dallon nga tjerat, pasi me atraktivitetin e saj tërheq vëmendjen, para se gjithash me “shpirtin e një të riu”, që gjithmonë është i gatshëm të kërkojë rajone të reja.

Pavarësisht distancës apo terrenit nëpër të cilin udhëtoni, Honda ADV350 arsyeton pritjet e gjata, pasi ka menduar edhe për këtë detaj.

Bëhet fjalë për skuterin për aventura, i cili varësisht nga terreni ndërron edhe mënyrën e vozitjes, amortizatorët si dhe timonin.

Karroceria është e punuar nga materiale të qëndrueshme që i rezistojnë çdo stine, e rrota e përparmë është 15 inç derisa e pasmja 15 me gomat 120/70-15 dhe 140/70-14.

Motori ka 330 cc, i forcuar me sistemin Smart Power+ (eSP+) SOHC me katër ventila që i jep një fuqi prej 21,6 kW.

Dritat LED gjendet në pjesën e sipërme të rrotës së pasme, me një maskë transparente që i bënë dritat të duken edhe nga pjesa anësore. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat