Renault “pensionon” Kadjarin, atë e zëvendëson modeli Austral

Auto

Renault “pensionon” Kadjarin, atë e zëvendëson modeli Austral

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 15:27

Renault ka paralajmëruar “fundin” e modelit Kadjar, që solli në “jetë” vetëm një gjeneratë, e SUV-i i ri kompakt (C-SUV) do të quhet Austral.

Prodhuesi francez ka bërë të ditur se emri i ri, i nxjerrë nga latinishtja “australis”, është përzgjedhur me qëllim që tingëllon mirë në shumë gjuhë evropiane, përfshirë atë frënge, që është shumë e rëndësishme për këtë markë.

Sipas Silvia Dos Santos, menaxher i angazhuar për emërimin e modelit në kuadër të Renault Global Marketing, Austral “paraqet gjallërinë dhe nxehtësinë e hemisferës jugore dhe bën thirrje për hulumtim, që e bën ideal për një SUV”.

Austral është pjesë e paletës së re të veturave kompakte SUV të kompanisë Renault, që mund të lavdërohet me teknologjinë inovative dhe karakteristikat ekologjike.

Në këtë veturë, me gjatësi 4,51 m, pa ndonjë problem mund të udhëtojnë deri në pesë pasagjerë të rritur, pretendojnë nga prodhuesi francez.

Modeli i ri tregon se Renault ka vendosur të rikthej vendin që e kishte në segmentin C të veturave, pas lansimit të modeleve si Arkana/Megane Conquest dhe ai elektrik Megane E-Tech.

Renault Austral zyrtarisht do të prezantohet gjatë verës së vitit të ardhshëm, si zëvendësim për Kadjarin që po “pensionohet”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat