Këtë mund t’a bëjë vetëm Toyota: Prezantoi 15 vetura elektrike njëherësh

Auto

Këtë mund t’a bëjë vetëm Toyota: Prezantoi 15 vetura elektrike njëherësh

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 12:05
Foto ilustrim

Prodhuesi më i madh i makinave në botë ka befasuar sërish botën duke shpallur strategjinë e tij për automjete elektrike.

Asnjëherë nuk është regjistruar më parë që një prodhues të prezantojë 15 risi njëherësh.

Toyota e bëri këtë me ndihmën e Lexus dhe njoftoi se po hynte në betejën për lider në elektromobilitet.

Dhe më e mira nga të gjitha, nga 15 konceptet, vetëm një pjesë e vogël bazohet në modelet ekzistuese, ndërsa shumica janë modele krejtësisht të reja në platformën e-TNGA.

Akio Toyoda vuri në dukje se Toyota po shkon në dy drejtime, ku i pari është në drejtim të automjeteve me emetim të reduktuar të gazeve serrë si hibridet, dhe i dyti ekskluzivisht automjeteve me emetim zero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat