408 Yugo ende “gjallë” në SHBA

Auto

408 Yugo ende “gjallë” në SHBA

Më: 2 janar 2022 Në ora: 09:58
Kopja e fundit mbërriti në Shtetet e Bashkuara më 1992.

Kompania irlandeze Experian, e cila analizon të dhënat e biznesit nga një sërë sektorësh, përfshirë industrinë e veturave, ka publikuar një listë interesante të markave që renditin veturat që lëvizin sot në rrugët amerikane.

Sipas informacionit që ata mblodhën, rreth 283.794.368 vetura aktualisht janë duke në rrugët e Shteteve të Bashkuara. Ndër to, shumica janë modelet Ford (43.216.100), Chevrolet (39.815.092) dhe Toyota (35.187.246)

Interesant është fakti se në listë ishte edhe vetura e prodhuar në Jugosllavi, Yugo, e cila nga viti 1980 deri në vitin 2008 prodhoi gjithsej 794.428 njësi, dhe 141.511 nga këto automjete u shitën në Shtetet e Bashkuara.

Kopja e fundit mbërriti në Shtetet e Bashkuara më 1992.

Siç thuhet, sot në Amerikë kanë mbetur 408 prej tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat