BMW nxjerr makinën që ndërron ngjyrë

Auto

BMW nxjerr makinën që ndërron ngjyrë

Më: 5 janar 2022 Në ora: 23:52
BMW ka gjetur zgjidhjen falë teknologjisë iX Flow tërësisht elektrike, që ndryshon nga e zeza në të bardhë vetëm me shtypjen e një butoni.

Nuk mund të vendosni për ngjyrën e makinës suaj të ardhshme? Epo, BMW ka gjetur zgjidhjen falë teknologjisë iX Flow tërësisht elektrike, që ndryshon nga e zeza në të bardhë vetëm me shtypjen e një butoni.

Firma gjermane e automobilave zbuloi automjetin sportiv të ngjashëm me "kameleonin" sot në Panairin Consumer Electronics, i cili po mbahet në Las Vegas, Nevada.

Aftësia për ndryshimin e ngjyrave përdor të njëjtën teknologji elektroforetike 'E ink' të integruar në ekranet e lexuesve të e-Book.

Elektroforeza funksionon duke përdorur një fushë elektrike të aplikuar për të ndarë molekulat - në këtë rast, pigmentet e zezë dhe të bardhë - bazuar në ngarkesat e tyre elektrike përkatëse.

Krahas përfitimeve estetike, ndryshimi i ngjyrës së makinës mund të përdoret gjithashtu edhe për disa funksione të tjera, shpjeguan projektuesit.

Në të ardhmen, e njëjta teknologji mund të aplikohet edhe në brendësi të modeleve të reja të BMW-së, duke i lejuar drejtuesit të ndryshojnë edhe ngjyrën e brendshme të makinës së tyre.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat