Bateria më e shtrenjtë se vetura

Auto

Bateria më e shtrenjtë se vetura

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 12:43
Foto ilustrim

Teknologjia hibride gjatë 20 viteve të fundit ka ndihmuar në zvogëlimin e emetimit të gazrave të dëmshme, por disa shoferë u tmerruan kur panë faturat e shpenzimeve të servisimit dhe ndërrimit të pjesëve të veturave.

Ranjit Singh nga Leicester në Britani të Madhe është një prej shoferëve që përjetoi këtë ndjenjë.

Singh katër vite më parë kishte blerë një Mercedes E300 Blutec Hybrid prodhim i vitit 2014 për të cilin pagoi 27 mijë funte.

Fjala është për modelin që e vë në lëvizje motori 2,1 litërsh me 4 cilindra që prodhon 210 kuaj-fuqi dhe ka një motor edhe një motor elektrik që prodhon 27 kuaj-fuqi tjera.

Vetura për 78.400 kilometra e kaluara ka punuar si është më së miri, raporton LeicestershireLive, por më pas gjërat filluan të ndryshojnë për të keq.

Nuk dihet se cilat ishin problemet që e detyruan Singhun që Mercedesin e tij hibrid ta dërgojë në servisin e autorizuar, por kur e bëri një gjë të tillë i është thënë se i është prishur bateria.

Singh pretendon se shitësi për baterinë e ri i kishte kërkuar 15 mijë funte, por ky çmim nuk përfshinte edhe shpenzimet e punës së dorës – që i bie të ishte 200 funte për një orë pune.

E tjetra, nuk bëhet fjalë për bateri prej 80 kWh për vetura elektrike, por një njësi prej 0,8 kWh të Mercedesin W212 E300 BlueTec Hybrid, që ka madhësinë e një baterie të thjeshtë një veture.

“Jam i tmerruar me atë çfarë ka ndodhur. Po mendoj se tani kam dy mundësi – ta hedh veturën vetëm tetë vite të vjetër – apo të shpenzoj në diçka që nuk ia vlen, e që i bie 13 mijë funte”, tha pronari i Mercedesit.

Singh për LeicestershireLive, tha se ka qenë te një ekspert për vetura hibride që i ka thënë se nuk ekziston mundësia të ketë kosto më të vogël riparimi i veturës, megjithatë në eBay në Britani të Madhe mund të gjen bateri të përdorura që shiten me një çmim prej 800 funteve.

Në anën tjetër Mercedes UK ka bërë të ditur për LeicestershireLive se nuk mund të komentoj rastin pa i kryer hetimet rreth kësaj çështje, por kanë shtuar se blerësit informohen për certifikatën e baterisë dhe se njësia e veturës së Singh prodhim i vitit 2014, janë të mbuluara me garancionin standard prej tre viteve dhe kilometrazh të pa kufizim.

Duke parë nëpër forume të ndryshme të Mercedesit, është e qartë që ky problem nuk është një rast i izoluar. Ekzistojnë shumë pronarë të E300 Hybrid me rrëfime të ngjashme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat