Nissan punëson ekspertë për aroma të veturave

Auto

Nissan punëson ekspertë për aroma të veturave

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 16:53
Foto ilustrim

Nëse ju pëlqen aroma e veturave të Nissan, atëherë duhet ta njihni burrin që është përgjegjës për aromën standarde globale të veturave të prodhuesit japonez.

Fjala është për ekspertin teknik Ryunosukeu Inu i angazhuar për brendësinë e veturës – përkatësisht inxhinier i aromave.

Shumë ndoshta nuk e kanë ditur se ekziston një punë e tillë, por është e rëndësishme për aromën e këndshme që mund të vjen nga brendësia e veturës.

Nissan ka publikuar një video që e përshkruan më mirë punën e ekspertit të enterierit, përkatësisht për aromë. Videoja është në gjuhën japoneze, por ekziston mundësia e vënies së titrave në gjuhën angleze.

Edhe pse paksa e çuditshme, kjo punë nuk është fare e lehtë. Ryunosukeova përgatitet që t’ia fillojë punës një ditë më herët. Ai duhet të shmang ngrënien e ushqimit me aromë të fortë siç është qepa apo hudhra.

E pasi që futet në veturë, zë pozicionin e zakonshëm te ulësja e shoferit dhe fillon të analizojë aromën e çdo pjese të veturës.

Për të është e rëndësishme të kontrollohet çdo komponent, pasi nganjëherë ka dallime të mëdha të aromave nëpër komponentë të ndryshme, si në pjesën e përparme ashtu dhe në atë të pasmë.

Ryunosuke ka thënë se Nissan ka vendosur standarde të larta të aromës së veturave, e nëse në disa raste ky standard nuk arrihet, duhet gjetur burimin e aromës së pakëndshme dhe t’i kryhet një analizë atij materiali prej nga vjen aroma.

Në disa raste duhet ndërruar plotësisht materiale që të evitohet problemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat