Kjo Toyota Corolla ka përshkuar dy milionë kilometra

Auto

Kjo Toyota Corolla ka përshkuar dy milionë kilometra

Më: 26 mars 2022 Në ora: 22:40
Toyota Corolla

Një Toyota Corolla e vitit 1993 në Zelandë të Re i ka kaluar dy milionë kilometra.

Graeme Hebley e bleu veturën nga Japonia në vitin 2000 me 80 mijë kilometër.

Që atëherë ai e ka vozitur afërsisht 5,000 kilometra çdo javë, midis Wellington-it dhe New Plymouth për punë, e cila është shpërndarja e gazetës, Whanganui Chronicle.

Për shkak të rutinës intensive, automjeti dërgohet për servis çdo të dytën javë dhe i është ndërruar kambia “pothuajse” 20 herë.

Megjithatë, motori, transmisioni dhe trupi i makinës janë tërësisht origjinale.

Rekordi Botëror Guinness për më shumë kilometra të përshkuara nga një automjet rrugor jo-tregtar mbahet nga një Volvo P1800S i vitit 1966, i drejtuar nga njujorkezi, Irv Gordon.

Gordon kishte bërë 5.15 kilometra deri në kohën e vdekjes së tij në vitin 2020. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat