Kjo është ngjyra e re e Toyota Supra 2023

Auto

Kjo është ngjyra e re e Toyota Supra 2023

Më: 1 maj 2022 Në ora: 09:32
Foto ilustrim

Nga të gjitha përditësimet e rezervuara për Toyota Supra 2023, ne jemi padyshim më të ngazëllzyer për transmetimin e ri manual me gjashtë shpejtësi që po I bashkohet linjës. Por ka gjithashu një ngjyrë të re në dispozicion, dhe faqja e konsumatorit të Toyota-s tregon tni një foto të kësaj ngjyre blu Stratosferike.

Sipas medieve të huaja, kjo makinë e re e bukur blu do të oforhet si për Supra 2.0 standarde, e cila ka një motor turbocharged 255 kuaq fuqi, 2.0 litër katërshe të kombinuar me një transmetim automatik me tetë shpejtësi, dhe 3.0, që ka një motor turbocharged 382 kuaj fuqi 3.0-litër gjashtëshe që tani ofron ose automatic ose manual të ri.

Versioni i vetëm i Supra-s që nuk do të ofrohet në Stratospheric Blue është edicioni special ekskluziv që është vetëm manual, A91-MT. Vetëm 500 njësi të atij modeli do të ofrohen, dhe të gjitha do të jenë ose të bardhë Mat ose CU Later Grey.

Toyota ende nuk ka publikuar informacionet për çmimin e Supra 2023 dhe transimision e tij të ri manual, por modeli 2022 fillon nga 44,565 dollarë për 2.0 dhe 52,915 dollarë për 3.0

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat