Mercedes-Benz E-Class tani në dispozicion në versionin ekskluziv Night Edition

Auto

Mercedes-Benz E-Class tani në dispozicion në versionin ekskluziv Night Edition

Më: 4 maj 2022 Në ora: 17:50

Disa fotografi të zbuluara treguan se Mercedes-Benz po punon shumë për E-Class të re, por kjo nuk e pengoi kompaninë gjermane të rifreskojë modelin aktual.

Kështu, sipas mediave të huaja, Mercedes po përgatit për tregun europian E-Class Night Edition i bazuar në modelin AMG Line dhe i pajisur me paketën e pajisjeve Night Package dhe e ofron atë në të katër modelet.

Fotot tregojnë vetëm modelin “coupe” dhe “cabriolet” si modele me dy dyer që do të dalin në shitje fillimisht, pasuar nga dy të tjera.

Siç sugjeron emri i versionit special, E-Class Night Edition vjen me një shumëllojshmëri të pasur detajesh të errëta.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat