Nuk dinte ‘opsionin manual’ të hapjes së derës, shoferi i Tesla ‘shpërtheu nga dritarja’ për t’i shpëtuar zjarrit

Auto

Nuk dinte ‘opsionin manual’ të hapjes së derës, shoferi i Tesla ‘shpërtheu nga dritarja’ për t’i shpëtuar zjarrit

Më: 23 maj 2022 Në ora: 19:33
Shpërthimi i veturës

Një shofer i një veture Tesla tha se duhej të dilte nga dritarja e modelit të tij Y për t’i shpëtuar zjarrit – ngjarje që thuhet se ka ndodhur në Vankuver të Kanadasë.

Pronari, Jamil Jutha, i tha CTV News në Vankuver se vetura u mbyll ndërsa ai u ndalua pranë një kryqëzimi.

Ai humbi të gjithë fuqinë për komponentët e tij elektronikë, duke përfshirë dorezën elektrike të derës së automjetit, ka thënë ai.

Më pas, tymi filloi të mbushte makinën përmes hapjeve të ajrit, citohet të ketë thënë Jutha për gazetën lokale.

“Dyert nuk donin të hapeshin. Dritaret gjithashtu”, tha ai për CTV News, duke thënë se e kishte zënë paniku. “Unë godita dritaren, dola dhe thirra 911 menjëherë”, shtoi ai.

Sidoqoftë, Jutha dhe Tesla nuk i janë përgjigjur një kërkese për koment nga Business Insider.

Ndryshe, vë në pah mediumi në fjalë, të gjitha veturat Tesla kanë një opsion manual për hapjen e dyerve në rast urgjence.

Zjarrfikësit po hetojnë shkakun e zjarrit ndërkohë që as Departamenti i Zjarrfikësve të Vankuverit nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment përpara publikimit.
 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat