Dyfishohen shitjet e veturave elektrike në botë

Auto

Dyfishohen shitjet e veturave elektrike në botë

Më: 25 maj 2022 Në ora: 08:15
Ilustrim

Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) ka bërë të ditur se shitjet e veturave elektrike në botë, duke përfshirë hibride plotësisht elektrike dhe plug-in, u dyfishuan në vitin 2021, duke arritur rekord të prej 6.6 milionë shitjeve

Kina kishte gjysmën e shitjeve totale botërore të veturave elektrike me 3.3 milionë njësi, ndërsa shitjet në Evropë u rritën me 65 për qind në 2.3 milionë.

Kështu, numri i përgjithshëm i veturave elektrike në rrugë në mbarë botën është rritur në 16.5 milionë automjete deri në fund të vitit 2021.

Rritja e madhe e shitjeve të vitit të kaluar i atribuohet politikës së vazhdueshme të subvencioneve “në shumë tregje, ku shuma totale e stimujve shtetërorë u dyfishua vitin e kaluar në pothuajse 30 miliardë dollarë”, shtoi IEA.

Në përputhje me politikat mjedisore, një numër në rritje vendesh kanë objektiva ambicioze për elektrifikimin e automjeteve në dekadat e ardhshme dhe shumë kompani veturash po planifikojnë investime të mëdha për një kalim të plotë në prodhimin e veturave elektrike.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat