Kamioni i vjetër që dikur bënte transportimin dhe shpërndarjen e qumështit – tani është një “bishë” me 815 kuaj-fuqi

Auto

Kamioni i vjetër që dikur bënte transportimin dhe shpërndarjen e qumështit – tani është një “bishë” me 815 kuaj-fuqi

Më: 30 maj 2022 Në ora: 21:23
Foto ilustrim

Një kamion që dikur në SHBA bënte transportimin dhe shpërndarjen e qumështit – është shndërruar në një “bishë” të vërtetë për gara.

Kamioni i qumështit nuk është i pazakontë rrugëve të SHBA-së, pasi qytetarët blejnë dhe ruajnë qumështin në frigoriferë.

Ata dikur prodhoheshin nga kompania Divco, e një prej tyre akoma “jeton” në Illinois. Megjithatë, tani ky mjet shërben për gara falë disa modifikimeve që i ka bërë pronari me babanë e tij.

Ky është projekti i tyre i gjashtë që është vërtetë mbresëlënës. Eksterieri i kamionit nuk ka ndryshuar fare – pra karroceria ka mbetur e njëjta, por shasia është marrë nga Chevrolet pickup i vitit 1995 që është përpunuar.

I është hequr motori i vjetër që zhvillonte 107 kuaj-fuqi dhe i është futur motori V8 i Chevy Big Block, që tani prodhon 815 kuaj-fuqi.

Në pistën e garave, kamioni ka arritur shpejtësinë prej 183 kilometra në orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat